Zemaj: A është Kurti ministër i ri i Shëndetësisë?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se janë të shqetësuar për situatën e krijuar në sektorin e shëndetësisë.

“Tashmë është më se e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë e udhëheqjes së pushtetit aktual. E normalisht edhe sektori i shëndetësisë nuk bënë përjashtim. Kanë kaluar 18 muaj nga puna e kësaj Qeverie, tre ministra deri tani – përfshirë edhe Kurtin e kanë udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë. I pari ka qenë më i dobët se i dyti, ndërsa i treti, pra Kurti, është më i dobët se i dyti e i pari”, tha Zemaj.

Ai komentoi edhe dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, shkruan rtv21.tv

“Dorëheqja e dr.Latifit vjen si pasojë e dy faktorëve shtesë. Dështimin e Kurtit si kryeministër, por edhe dështimin e Kurtit si ministër i Shëndetësisë”, tha Zemaj, duke shtuar se nuk duhet harruar që përgjatë këtyre muajve ka pasur shumë dështime në kurriz të qytetarëve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë.

“Nuk mund të presim rezultate nga kjo paaftësi qeverisëse”, përfundoi ai.

Në fund, Zemaj pati një pyetje për Qeverinë.

“Pas dorëheqjes së dr.Latifit, a është Kurti ministër i ri i vetëm i Shëndetësisë, apo do të ketë edhe një person tjetër të radhës për të mbuluar dështimet e tij?. Do të ishte e drejtë që ai sot të dilte e të thoshte se do të merret personalisht me këtë çështje”, tha Zemaj.

Latifi dha të enjten dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë pa i bërë ende një vjet në krye të këtij dikasteri.

Kryeministri Albin Kurti, nuk e komentoi sot dorëheqjen e Latifit, por bëri të ditur se pritet ta takojë ministrin./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button