Murati: Nuk mund të paguhet dikush pa punuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë interpelancës së tij në Kuvend për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, tha se askush s’mund të paguhet pa punuar.
Në seancën e Kuvendit ai ka thënë se neni 18 paragrafi 1 e qartëson, nuk mund të paguhet dikush pa punuar.
“Në rastin e ngritur këtu për interpelancë bëhet fjalë për pagesën e punëtorëve apo stafit që janë apo kanë qenë në grevë, ligji për grevat, neni 18 paragrafi 1 e thekson qartë se përgjatë kohës sa personat ose punëmarrësit janë në grevë marrëdhënia e punës pra obligimet nga kontrata e punës që ka të bëjë detyrimi për të punuar por edhe obligimi për të paguar pra pezullohen, me fjalë të tjera nuk mund të paguhet dikush pa punuar, pra kjo është çështja dhe mbi këtë bazë normalisht që ne duhet të kërkojmë dhe sigurohemi që organizatat buxhetore e respektojnë ligjin, këtë e kemi bërë dhe këtë do ta bëjmë çdo herë sa herë që shohim apo vihemi në dijeni që ka bazë për dyshime se nuk përfillen ligjet dhe ka tendencë që paraja publike të shpenzohet pa qenë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi”, deklaroi Murati./21Media

Back to top button