Zemaj: Injorimi i stafit mbështetës tregon paaftësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj u shpreh se mospagesa e profesionistëve shëndetësor prej 3 muaj, tregon për injorimin dhe paaftësinë e Qeverisë dhe mashtrimet që bëhet për të gjithë ata që duan të punojnë ndershëm.
Zemaj gjatë seancës, në Kuvendin e Kosovës u shpreh se uron që tashmë pushimet e gjata kanë përfunduar dhe ministri i Shëndetësisë, t’i kthehet përgjegjësive.
“Më shumë se 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësor, staf mbështetës dhe personel, i angazhuar në menaxhim të pandemisë, kanë mbetur pa paga tash e tre muaj, çka është edhe më e keqja kanë mbetur edhe papërgjigje zyrtare vetëm në ato rrugë joformale që tash ka humbur edhe adresa e MSh-së dhe Qeverisë së Kosovës. Puna e tyre me përkushtim papushim edhe ditëve të vikendit në menaxhim efikas me mburrje nga Qeveria e Kosovës, sidomos në procesin e vaksinimit dhe tash me injorim ndaj tyre tregon paaftësinë, por mbi të gjitha tregon edhe mashtrimin që iu bëhet gjithë atyre që dëshirojnë që punën e tyre ta kryejnë me nder dhe përgjegjësi më të lartë”, theksoi ai.
Ish-ministri Shëndetësisë e ka quajtur shqetësues edhe rritjen e listës së pritjeve të pacientëve për të marrë shërbime shëndetësore në QKUK./21Media

Back to top button