Zyrtare, Torres është transferimi i parë i Xavit te Barcelona
Tanimë është konfirmuar nga Barcelona që sulmuesi anësor i Manchester City, Ferran Torres është transferimi i tyre më i ri.
Torres lë kampionin anglez Cityn për tu bërë transferimi i parë i trajnerit Xavi te Barcelona, për një shumë afro 55 milionë euro.
Torres ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Sulmuesi 21 vjeçar rikthehet në Spanjë vetëm 18 muaj pas largimit të tij nga skuadra e Valencias drejt Manchester Cityt, ku me këtë të fundit arriti të bëjë 43 paraqitje në të gjitha garat./21Media