Zemaj: Nga sot mbi 161 specialistë të rinj në Kosovë

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga sot mbi 161 specialistë të lëmive të ndryshme mjekësore filluan nënshkrimin e kontratave të punës për të nisur punën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe në njësitë e saj.

Zemaj tha se beson në punën dhe profesionalizimin e tyre.

“Sapo takova grupin e parë të tyre, tê cilet pas shumë viteve të pritjes dhe anatenimit të padrejtë nënshkruan kontratat e punës. Me krenari e them se me punësimin e këtyre specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore, asnjë mjek specialist në Republikën e Kosovës nuk është i papunë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Zemaj ka theksuar se Qeveria Hoti, sot po e përmbushim edhe një obligim madhor./21Media

Back to top button