Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

 

Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave.

Në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë 9 komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në zonën e gjelbër janë 25 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Ndryshimet:

· Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.

· Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.

· Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

· Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

· Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

· Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën. /21Media

Back to top button