Zemaj: Situata me COVID-19 është e menaxhueshme, duhet më shumë respektim i masave

 

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj rreth menaxhimit të situatës me COVID-19.

Ai ka thënë se situata e krijuara nga COVID-19 është e menaxhueshme por që duhet më shumë respektim i masave.

Zemaj më tej gjatë raportimit është shprehur se është bërë progres në menaxhimin e situatës.

“Kemi bërë hapa progresiv. Këtë javë kemi hartuar edhe protokollin e ri klinik i cili është i rëndësishme në menaxhimin e covid dhe besojmë që ky udhërrëfyes klinik që synon t’i trajtoj personat dyshimtë. Pjesa tjerë angazhimi jonë për ngritje të kapaciteteve qofshin në aspektin human dhe infrastrukturorë, sot kemi një nivel ndryshe të trajnimit të pacientëve dhe të gjithë personalëve në gjithë Kosovës. Me lirimin e masave është parë e domosdoshme rritja e kapaciteteve spitalore kemi autorizuat edhe spitalet rajonale të ofrojnë këtë shërbim dhe në numër te konsiderueshme dhe shqetësues është vdekshmëria në te gjitha nivelet”, tregoi ai.

Po ashtu ai ka thënë se të domosdoshme janë edhe resurset humane.

“Resurset humane janë të domosdoshme kemi kapacitete të limituara kemi filluar me fazën e angazhimit të 200 profesionistëve e kemi fazën e specializimin dhe 350 profesionistëve shëndetësor që do japin kontributin dhe me javën tjetër do zgjerohemi për testime që të bëjmë teste në gjashtë qendrat rajonale të IKSHPK-së jemi në fazën përfundimtare ju do sigurojmë shtatë aparatura për testim një në IKSHPK dhe gjashtë në qendrat rajonale të IKSHPK-së. E kemi të siguruar një donacion nga OBSH që pritet ardhja e aparaturave që dy do të vendosen në QKUK dhe një ku jetojnë komunitetet pakicë. Janë licencuar 40 laboratorë privat për teste serologjike dhe dy për dhe kemi autorizuar inspektoratet për kontrollim”, ka thënë Zemaj.

Back to top button