Zemaj thotë se së shpejti do të funksionalizohet spitali i Podujevës

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u takua sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, si dhe me nënkryetarin e Podujevës, Nexhmi Rudari. Në këtë takim u diskutua për funksionalizimin e spitalit të Podujevës dhe ndërtimet shtesë sipas plan projektit.

“Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionaliohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune. Pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook./21Media

Së shpejti do të behet realitet funksionalizimi i Spitalit të Podujevës dhe ndërtimet shtesë sipas planprojektit,…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, September 8, 2020

Back to top button