Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zënka me Lewandowskin i kushton më punë trajnerit të Polonisë

Trajneri i kombëtares së Polonisë, Michal Probierz, ka dhënë dorëheqjen të enjten, vetëm katër ditë pasi sulmuesi legjendar Robert Lewandowski deklaroi se nuk do të luante më për ekipin kombëtar nën drejtimin e tij.

Lewandowski, 36 vjeç, deklaroi të dielën se nuk do të përfaqësonte më Poloninë me Probierz në krye, duke shtuar të hënën për një media polake se ishte thellësisht i lënduar nga mënyra sesi u njoftua se do të zëvendësohej me Piotr Zielinski. Ai rrëfeu se kishte marrë një telefonatë të shkurtër nga trajneri, ndërsa ishte duke i vënë fëmijët në gjumë, dhe menjëherë më pas, në faqen zyrtare të Federatës Polake të Futbollit (PZPN), ishte publikuar një deklaratë për humbjen e shiritit të kapitenit.

“Në këtë situatë, kam arritur në përfundimin se vendimi më i mirë për të mirën e ekipit kombëtar është dorëheqja ime nga pozicioni i trajnerit,” deklaroi Probierz. “Të jem në krye të kombëtares ishte realizimi i një ëndrre profesionale dhe nderi më i madh në jetën time.”

Probierz mori drejtimin e kombëtares në vitin 2023, pas largimit të portugezit Fernando Santos, dhe arriti ta kualifikojë Poloninë në Euro 2024. Megjithatë, skuadra e tij u bë e para që u eliminua nga turneu. Kontrata e tij ishte e vlefshme deri në përfundim të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Aktualisht, Polonia ndodhet në vendin e tretë në Grupin G të kualifikueseve për Botërorin, me 6 pikë nga 3 ndeshje – vetëm një pikë prapa liderëve të grupit, Finlandës.

“Federata Polake e Futbollit e falënderon Michal Probierz për bashkëpunimin dhe angazhimin në drejtimin e ekipit kombëtar dhe i uron suksese në karrierën e tij të ardhshme.”, thuhët në komunikatën e lëshuar na Federata e Futbollit të Polonië.

Lewandowski, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares me 85 gola në 158 paraqitje, mungoi në humbjen 2-1 ndaj Finlandës në një ndeshje kualifikuese të martën, si dhe në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë në një miqësore të premten. Ai përmendi lodhjen fizike dhe mendore pas një sezoni të gjatë si arsyen e mungesës së tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button