Zëvendësambasadori amerikan nderohet me urdhrin “Ibrahim Rugova”

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nick Giacobbe është nderuar me urdhrin “Ibrahim Rugova” nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Giacobbe e ka përfunduar misionin e tij në Kosovë.
Ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, është shprehur mjaft i kënaqur me punën e zëvendësit të tij.
“Mikut tim, Zëvendës Shefit të Misionit Nick Giacobbe, i cili sot u nderua me Urdhrin e Dr. Ibrahim Rugova nga Vjosa Osmani me përfundimin e shërbimit në Kosovë. Unë jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhur të Nick-ut në avancimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë”, shkroi Hovenier.
Të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me bashkëshorten, Ritën./21Media

Back to top button