Zëvendësministri i MPJD-së takon senatorë dhe deputetë australian, diskutojnë mundësinë e bashkëpunimit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).Kreshnik Ahmeti gjatë vizitës së tij në Australi, përveç takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australisë, ka zhvilluar edhe takime të ndara me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Legjislacion të Tregtisë, senatorin Raff Ciccone, deputetët Jullian Hill dhe Keith Wolohan dhe senatoren Claire Chandler.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se gjatë takimit me senatorin Ciccone, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar, më konkretisht mes dy komisioneve parlamentare për punë të jashtme të dy vendeve tona dhe zhvillimet e fundit në të dyja vendet.

“Takimet me deputetët Hill dhe Ëolohan, u zhvilluan në një atmosferë miqësore me ç’rast u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi i deputetëve me komunitetin shqiptar në Australi.Në takim me senatoren Claire Chandler, e cila është edhe Zëvendësministre nën hije për Punë të Jashtme nga Partia Liberale, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në të dyja vendet, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe botërore”, thuhet në komunikatë për media.

Tutje bëhet e ditur se Ahmeti, falenderoi deputetët dhe senatorët për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Back to top button