Si ndikojnë temperatura e larta në sëmundjet e zemrës, si të parandalohen dëmtimet, tregon Dr. Gëzim Berisha

“Moti i nxehtë paraqet një rrezik të veçantë për pacientët me sëmundje të zemrës por të rrezikuar janë edhe pacientët me sëmundje të tjera kronike. Gjatë ditëve me temperature të larta të ambientit organizmi duhet të sforcohet më shumë për ta mbajtur normale temperaturën e trupit.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Dr. Gëzim Berisha-kardiolog.
Temperaturat dhe sëmundjet e zemrës - KOHA.net
Ai ka bërë të ditur se organet që duhet të punojnë më shumë për ta parandaluar tejnxehjen e organizmit janë: zemra, mushkëritë dhe veshkët.
“Kjo do të thotë që te pacientët me sëmundje të zemrës, zemra mund të mos jetë në gjendje ta kryej këtë funksion në mënyrën e duhur dhe atëheterë mund të keni telashe. Më të ndjeshëm janë pacientët me insuficiencë ose pamjaftueshmërinë e zemrës, pacientët me shtypje të lart të gjakut, pacientët e stentuar në arteriet e zemrës ose pacientët që kane bërë bajpas.”, ka treguar Dr. Berisha.
Përpos pacientëve me probleme më zemër, kush tjetër është më i rrezikuar nga temperaturat e larta?
Kardiologu Berisha ka theksuar se persona të tjerë më të ndjeshëm nga temperaturat e larta janë: konsumuesit e alkoolit dhe substancave narkotike, pacientët me sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes apo të lëkurës, personat nën 15 vjeç dhe mbi 65 vjec, personat me mbipeshë, me diabet mellit, etj.
Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe! Çfarë duhet të keni kujdes - Top Channel
Në cilat temperatura të ambientit rreziku është më i lartë?
Dr. Berisha ka informuar se me kalimin e temperaturës së ambientit prej 38 gradë celcius mund të fillojnë të shfaqen problemet që rriten vazhdimisht me rritjen e temperaturave.
Sipas tij, hulumtimet e bëra kanë treguar se ekspozimi ndaj temperaturave prej 42 gradë ka dyfishuar apo trefishuar vdekjet nga sëmundje e zemrës.
Si të parandalohen dëmtimet nga temperaturat e larta?
Pacientët me sëmundje të zemrës me qëllim që të shmangin komplikimet nga temperaturat e larta të ambientit, siç ka treguar Dr. Gëzim Berisha, duhet që të pinë ujë në sasi të maftueshme, të evitojnë ekspozimin në diell në pikun e ditës sidomos nga ora 12:00 deri në orën 15:00, të shmangn pijet energjike dhe ato alkoolike, të përdorin kapelë, syze dielli, rroba të lehta me ngjyra të çelta etj./21Media
Ndiqni këto hapa për një zemër të shëndetshme për të gjithë jetën - Top Channel

Back to top button