Zgjedhjet e 11 Majit, Begaj në takim me kreun e misionit OSBE-ODIHR

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet e 11 majit dhe rëndësinë e një procesi të lirë, të drejtë e të ndershëm.

“Me kryesuesin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri të OSBE-ODIHR-it, Lamberto Zannier, diskutuam për zgjedhjet e 11 majit dhe rëndësinë e një procesi të lirë, të drejtë e të ndershëm”, ka shkruar Begaj. /21Media

Back to top button