Zgjedhjet e 6 marsit, sot nisi zyrtarisht fushata zgjedhore

Kjo e shtunë shënon nisje zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Shqipëri.
Zgjedhjet do të mbahen në 6 bashki të vendit, përkatësisht në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Data për nisjen e fushatë u vendos nga KQZ me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan ora news
Në garë për zgjedhjet e 6 marsit janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë.
Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi./21Media

Back to top button