Zgjedhjet në FFK, mediat s’lejohen as në oborrin e Federatës

Me fillim nga ora 11:00 Federata e Futbollit të Kosovës do të fillojë zhvillimin e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate, me ç’rast edhe do të zgjidhet presidenti i ri i saj.
Pak minuta para fillimit të kuvendit, mediat dhe gazetarët e interesuar nuk u lejuan as në oborrin e federatës, por po qëndrojnë jashtë rrethojave të këtij objekti.
Agim Ademi, kryetari aktual i FFK-së është kandidati i vetëm për të marrë këtë post.

Back to top button