Zgjedhjet në Skenderaj, Fadil Nura merr shumicën e votave nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Fadil Nura nga PDK-ja ka fituar garën pa balotazh në komunën e Skenderajt më 17 tetor.
Ai siguroi 57.99 për qind të votave, përballë Bekim Jasharit me 40.64 për qind.
Sipas KQZ-së, Nura nga votat e mërgates ka marrë 87 vota, ndërsa Bekim Jashari 26. Sokol Halili nga IQS ndërkaq nuk ka asnjë votë./21Media

Back to top button