Zgjedhjet, numërimi nisi nga Pusteci

Pusteci në qarkun Korçe ishte i pari që filloi procesin e numërimit të votave

Ndonëse procesi zgjedhor u mbyll në orën 20:00, numërimi në shumicën e KZAZ-ve në qarqe pritet të nisë vetëm ne orët e para të mëngjesit.

Pusteci në qarkun Korçe ishte i pari që filloi procesin e numërimit të votave.

Hapja e kutive dhe numërimi i votave ka nisur edhe në qarkun Kukësit, me konkretisht ne KZAZ nr 10 në Has e po ashtu edhe ne Tepelene dhe Memaliaj.

Përjashtimin e vetëm e ben qarku i Durrësit, teksa pas një marrëveshje politike mes PS dhe PD është vendosur që procesi i numërimit të nisë vetëm ne orën 05:00 të mëngjesit të së hënës. Lajmi u konfirmua nga vetë kreu i bashkisë së Durrësit, njëkohësisht koordinatori politik i PS per këtë rreth Vnagjush Dako gjatë një prononcimi për Vizion Plus.

Në qarqet e tjera raportohet se ka përfunduar procesi i dorëzimit të kutive në të pesë KZAZ-të e qarkut dhe pritet që të fillojë numërimi nga çasti në çast.

Back to top button