Zgjerimi i rrugës Vushtrri-Stanovc, Policia kërkon nga shoferët të shfrytëzojnë rrugët alternative

Policia e Kosovës apeloi të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative në rrugën nacionale Vushtrri- Prishtinë, për shkak të punimeve për zgjerimin e rrugës Vushtrri- Stanovc.
“Policia apelon tek të gjithë veçanërisht banorët e zonave Mitrovicë e Vushtrri, për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales t’i shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Si rrugë alternative, sipas tyre, mund të shfrytëzohet rruga regjionale segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri Prilluzhë me kyçje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.
“Deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut, në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë”, thuhet tutje në komunikatë./21Media

Back to top button