Zgjidhja për targat urgjente sipas Lajçakut

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tregoi se ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e shtatë të grupeve punuese për targa.
Lajçak në Twitter ka shkruar se është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lëvizjen e lirë në rajon.
Sipas tij, është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje.
“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të të GP-së për targa. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, shkroi Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button