“Zgjoi” shfaqet të shtunën në Kinemanë e Athinës

 
Qendra Kinematografike e Kosovës(QKK) në bashkëpunim me Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë dhe Cinobo (distributori grek i filmit), shfaqin në Athinë filmin fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare “Zgjoi”. Filmi shfaqet të shtunën në orën 19:30 në kinemanë “TRIANON”, ku do të jetë prezente edhe regjisorja, Blerta Basholli.
“Zgjoi” tregon një histori të fuqishme të vendosmërisë, elasticitetit dhe triumfit të një gruaje në rrethana të vështira. Është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresën e zbehur dhe pikëllimin në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë.
Debutimi i regjisores Blerta Basholli u bë i pari në historinë e Festivalit Sundance që fitoi të tre çmimet e mëdha në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike (Çmimi i Audiencës, Çmimi i Madh i Jurisë, Çmimi i Regjisë). Ndër triumfet e tij ndërkombëtare, filmi u vlerësua së fundmi me çmimin e publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.
“Nëpërmjet këtij ekrani debutues të Zgjoit në Greqi, duam të nxjerrim në pah rëndësinë e kinemasë së rajonit tonë dhe praninë e saj në kinemanë ndërkombëtare. Bashkohuni me ne për shfaqjen e ‘Zgjoit’ të shtunën, më 19 mars, në kinema TRIANON në orën 19.30 dhe merrni pjesë në diskutimin me regjisoren Blerta Basholli”, thuhet në postimin e QKK-së në Facebook./21Media

Back to top button