Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë

Boyko Borisov, ish-kryeministër i Bullgarisë është arrestuar sot, si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të Bashkimit Evropian.
Borisov është arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.
Gjithashtu, me Borisov është arrestuar dhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë, Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova.
“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në Bullgari në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane. Bastisje dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa”, thuhet në njoftim.
Kryeministri aktual, Kiril Petkov, reagoi mbi zhvillimet e fundit duke thënë se askush nuk është mbi ligjin./21Media

Back to top button