“Zhade dhe Lukas” pas 20 vjetësh rikthehen bashkë në rolet e tyre

Giovanna Antonelli dhe Murilo Benício u kthyen pas në kohë! Në një video të publikuar në rrjetet sociale, aktorët, të cilët ishin çift edhe në jetën reale, bëjnë shaka se si do të ishin sot Zhade dhe Lukas, personazhet e tyre të telenovelës ‘Kloni.

Nëse ‘Zhade dhe Lukas’ do të ishin bashkë në ditët e sotme!!!…😂😂 Pranojmë më shumë ide 💡 për videon e radhës lol!!”, ka shkruar Giovanna në mbishkrim.

Në video, Giovanna është Zhade dhe shqetësohet nga sjellja e Murilo/Lucas në shtëpi. Ajo tregon irritim kur gjen ndenjësen e tualetit të ngritur, pantoflat të shpërndara nëpër shtëpi dhe këmbën në divanin e bardhë. Por e gjithë kjo “zhduket” kur Murilo e shikon dhe luan “A Miragem”, një këngë e Marcus Vianna-s që tronditi çiftin në telenovelë.

“Kloni” filloi realizmin në vitin 2001. Në vitin 2002, Giovanna dhe Murilo u martuan, e cila zgjati deri në vitin 2005. Të dy janë prindër të Pietro, 19 vjeç dhe mbeten miq. Seriali u shfaq edhe në RTV21 ku pati shikueshmëri rekorde./21Media

Back to top button