Zhbogar: Reformat të arsyetojnë optimizmin e qytetarëve

Zhbogar ka kërkuar nga politikanët maqedonas të mbajnë të gjallë optimizmin që vërehet te qytetarët

BE dhe Bashkësia Ndërkombëtare presin nga Qeveria e re dhe të gjithë politikanët në vend të mbajnë të gjallë optimizmin që vërehet te qytetarët dhe reformat të kontribuojnë në këtë drejtim.

Sipas euroamabasadorit Zhbogar, rekomandimet e BE-së për reforma nuk nënkuptojnë afate strikte. Zhbogar është përgjigjur edhe në pyetjen për shkarkimin dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, shkruan TV21.TV

Sipas tij, prokurori i ri publik, Zhbogar, duhet të jetë i depolitizuar, i pavarur, me autoritet dhe kredibilitet, dhe për emërimin e tij do vendosë përbërja e re parlamentare. Kështu u shpreh euroambasadori, Samuel Zhbogar, pas takimit me kryetarin e komunës së Ohrit, Nikolla Bakracevski. BE i sugjeron Qeverisë që të angazhohet për zbatimin e reformave të nevojshme.

“Mendohet për reforma që do të rezultojnë me gjyqësi të pavarur, që do t’i trajton njëlloj të gjithë qytetarët dhe institucionet e pavarura të sistemit. Kur themi reforma mendojmë që njerëzit, biznesmenët dhe organizatat joqeveritare të ndjejnë se kur do jenë lëndë e kontrolleve inspektive, të mos dënohen për arsye iracionale. Njëkohësisht BE mendon për reforma për media të pavarura, që do të informojnë në mënyrë objektive dhe kështu do t’u mundësojnë njerëzve që në mënyrë të pavarur të formojnë mendimin e tyre”, tha Zhbogar./21Media

Back to top button