Corbyn ka thënë se ”çdo vdekje në atë kullë mund të ishte mënjanuar”.

Corbyn ka thënë se ”çdo vdekje në atë kullë mund të ishte mënjanuar”.

Kryeministrja britanike, Theresa May theksoi sot se reagimi i parë që shteti bëri ndaj zjarrit në kullën ”Grenfell”, ishte një dështim.

”Zjarri ishte një dështim i shtetit, atij lokal dhe qendror”, deklaroi May gjatë debatit në Parlament, pas fjalimit të mbretëreshës Elizabeth II për qeverinë e re të vendit.

”Mbështetja ndaj banorëve të kësaj kulle, në momentet e para të rënies së zjarrit, kur ata e donin atë më shumë se çdo gjë tjetër, nuk ishte në nivelin e duhur”, pranoi May.

Ndërkohë, lideri opozitar laburist, Jeremy Corbyn i tha se ”çdo vdekje në atë kullë mund të ishte mënjanuar”.