Zhduket 13-vjeçarja nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Melisa Krasniqi, 13-vjeçare nga Komuna e Kaçanikut është zhdukur që nga dita e premte.
Këngëtari Labinot Tahiri ka shkruar në Facebook se familja e Melisës kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur dhe sjellë pranë familjes të bijën e saj.
Ai ka shtuar se familja ka besim te Polica e Kosovës, por ka kërkuar ndihmën e të gjithëve që vajza të gjendet sa më parë./21Media