Hapet afati i aplikimit për Provimin e Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë e ka shpallur afatin për aplikim për ata që duan të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Afati i aplikimit do të jetë prej datës 20 mars e deri më datën 27 të këtij muaji.

Kurse, Provimi i Jurisprudencës do të mbahet në muajin maj.

“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin Maj 2023, se: Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për Provim të Jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 Mars 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Back to top button