Ish-ambasadori amerikan: Serbia është kërcënim për paqen

Ish-ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po e nxitë luftën në Ballkan.
Delawie, ka theksuar se Serbia është kërcënim për paqen dhe jo shteti i Kosovës.
“Luftënxitje në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. #KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do ta bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mirë”, ka shkruar ai në Twitter.


Reagimi i tij erdhi pasi Vuçiq kishte thënë që NATO të “bëjë punën e vet” në Kosovë ose thotë se Serbisë do t’i duhet të mbrojë pakicën e saj./21Media

Back to top button