Zhduket një e mitur nga Novobërda
Mbërmjen e së dielës, një grua nga fshati Llabjan, nga komuna e Novobërdës ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërkaq në raportin e policisë thuhet se ”viktima kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj”.
Kështu në konsultim me Prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet./21Media