Zhduket një nënë me tre fëmijë të mitur

Një 43 vjeçare, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, është larguar nga banesa një ditë më parë dhe nuk është kthyer më.
Babai i tre fëmijëve E. Z., 48 vjeç, e ka njoftuar policinë, shkruan ora news.
“Më datë 20.12.2021, shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur.”, është bërë e ditur në njoftimin e policisë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Back to top button