​PDK propozon Antigona Bytyqin për kryesuese të Kuvendit Komunal në Prizren

 
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, sonte ka propozuar  për Kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyqi, ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë
anëtarët e kryesisë dhe asambleistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.
“Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë”, bëhet e ditur në  njoftimin e degës së PDK-së në Prizren.
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që do të mbahet të enjtën, grupi parlamentar i PDK-së do të propozojë si kandidate për Kryesuese, Antigona Bytyqi./21Media

Back to top button