Zhduket një person në Klinë

Qe pesë ditë nuk është kthyer në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se vëllai i tij është zhdukur që nga 30 dhjetori i vitit 2018 .

Personi i moshës madhore nga Drenovci i Klinës, më 30 dhjetor kishte dalur nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer.

Sipas ankuesit, vëllai i tij merret me ndërtimtari dhe kryen punë ndërtimtarie nëpër vende të ndryshme dhe ka menduar se është duke kryer punë dhe nuk e kishte raportuar rastin pasi që i njëjti nuk ka pasur ndonjë problem me askënd./21Media

Back to top button