Zhduket një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një shtetas të Maqedonisë së Veriut, që është zhdukur më 16 gusht në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të Policisë, rastin e ka raportuar shtetasja e Maqedonisë së Veriut, duke bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia dhe s’kishte kthyer më.

Rasti është iniciuar si person i zhdukur.

“Me datën 21.08.2023, ankuesja femër shtetase e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se viktima mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut nga koha e cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button