Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Policia tregon se kush e raportoi rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë bëhet e ditur se dëshmitarja ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti.
“Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raport.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje ka njoftuar janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Sipas saj, në laboratorin ku mbaheshin mostrat kanë pasur qasje vetëm tre persona.
Haxhiu ka thënë se kjo situatë e rëndë vë hije dyshimi mbi të gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dhe nëse ndiqet protokolli, ajo ka thënë se do të jetë e thjeshtë që të gjenden përgjegjësit./21Media

Back to top button