Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Inspektorët ndërkombëtarë janë afër arritjes së një marrëveshje me Rusinë për të vizituar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, ndërkohë që shqetësimi po rritet për gjykimet e planifikuara të të burgosurve ukrainas të luftës në qytetin e pushtuar të Mariupolit.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), i tha kanalit francez France 24 se së shpejti mund të jetë në gjendje të vizitojë centralin bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia,. Një marrëveshje me Rusinë është “shumë, shumë afër”, tha Grossi, përcjell rtv21.tv
Ka shqetësime në rritje për gjyqet e planifikuara të të burgosurve ukrainas në Mariupol. Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR), tha se gjyqet do të përfshijnë ushtarë nga “ushtria e rregullt” e Ukrainës, si dhe anëtarë të Regjimentit Azov.
Ivan Fedorov, kryebashkiak i Melitopolit, ka postuar video të dëmtimit të një ndërtese që dyshohet se përdoret nga zyrtarë të mbështetur nga Rusia në rajon. “Sonte u hodh në erë selia e pushtuesve në fshatin Pryazovske”, tha Fedorov në Telegram.
Dy raketa ruse goditën komunitetet pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, gjatë natës së të enjtes, sipas Oleksiy Kuleba, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kievit. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme në infrastrukturë./21Media

Back to top button