Zhvillimet e fundit në vend, Osmani takoi Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të forumit ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit reciprok, njofton Presidenca e Kosovës.

Back to top button