Kaloni te përmbajtja kryesore

Zhvillimet në veri, opozita nuk i shkon në takim Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri , Albin Kurti, zëvendës kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.
Nga Presidenca kanë thënë se institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.
Po ashtu, kanë theksuar se do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button