Zidane: Më vështirë fitohet La Liga se sa Liga e Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra mbretërore është duke punuar shumë për të fituar titullin e kampionit

Ai ka pranuar se më vështirë është që të fitohet La Liga se sa Liga e Kampionëve.

Real të dielën luan si mysafir i Malagës në ndeshjen e fundit të La Liga.

Pak janë ata që besojnë se mbretërit do të lëshojnë shansin për të fituar titullin e kampionit.

“Po punojmë shumë çdo ditë dhe meritojmë titullin. Shumë nuk dëshirojnë që ne të bëhemi kampion dhe kjo nuk është diçka e re, por ne e dimë se çfarë duhet bërë”, ka thënë Zidane.

Ai ka shtuar se çelësi i suksesit të skuadre është uniteti i futbollistëve, të cilët meritojnë çdo falënderim.

Back to top button