Kaloni te përmbajtja kryesore

Romanca merr fund! Kerem dhe Hande i japin fund lidhjes së tyre!

Miqësia mes Hande Erçel dhe Kerem Bürsin, i cili për një kohë luajti një rol në serialin “Sen Çal Kapımı”, me kalimin e kohës u shndërrua në dashuri.
Lajm i keq erdhi nga çifti i njohur se dashuria e madhe mori fund!
Hande Erçel ka shkuar në Sapancë javën e kaluar për të festuar ditëlindjen e motrës së saj Gamze Erçel, ku vlen të përmendet se Bürsin nuk mori pjesë në festë.
Sipas lajmeve nga mediat lokale, mësohet se çifti u ndanë një javë më parë. Bürsin aktivizoi rrethin e saj të ngushtë për t’u pajtuar me Handen mirëpo, ajo mësohet se u ka thënë miqve të saj “Gjithçka mbaroi, nuk ka më kthim mbrapa tani”.
Në anën tjeter; kriza e dytë shpërtheu mes Hande dhe Demet Özdemir.
Pretendohej se Demet, që punonte me të njëjtën kompani administruese, ishte xheloze sepse e gjithë puna i shkoi fillimisht Handes.
Unfollow-i i Handes në rrjetet sociale i forcoi pretendimet e saj për “xhelozi”.
Sipas mediave lokale, Özdemir dhe Bürsin do të ndajnë rolet kryesore në një serial që do të transmetohet në platformën digjitale.
Thuhet se Erçel, e cila mësoi nga gazetat se do të ishte në të njëjtin projekt me Ozdemirin, është inatosur.
Gjithashtu thuhet se aktorja bukuroshe e ktheu nga dera të dashurin e saj Keremin duke thënë: “Nuk e di pse. A do ta mësoja këtë nga gazetat?”
Bürsin, i cili u përgjigj: “As unë nuk e dija. Sapo e mësova”, u përplas me Handen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button