Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarr në një garazh, lëndohen 8 persona, digjen 4 automjete

Zjarri ka përfshirë një garazh në orët e para të mëngjesit në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” në Tiranë.
“Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar”, ka njoftuar policia.
Gjithashtu nga zjarri janë djegur 4 automjete.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button