Zjarr në një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në Prishtinë, si pasojë e të cilit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personi ka kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i problemeve me frymarrëmarrje, nga tymi.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button