Zjarr në një ndërtesë nëntë-katëshe, të paktën tetë të vdekur

Mësohet se të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur në një zjarr të madh që shpërtheu në një bllok apartamentesh të larta në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Media shtetërore tha se rreth 70 njerëz ishin shpëtuar nga ndërtesa nëntë-katëshe, me shumë të dërguar në spital.

Zjarri i cili shpërtheu gjatë natës është shuar, por operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

Autoritetet në Hanoi me rritje të shpejtë thonë se shumë apartamente të sapondërtuara nuk përmbushin rregullat e sigurisë nga zjarri.

Popullsia e qytetit është katërfishuar në 20 vjetët e fundit.

Banorët përshkruan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë rreth orës 23:00 me orën lokale, dhe më pas panë tym të zi që ngrihej nëpër ndërtesë.

Një familje thotë se iu desh të shpëtonin duke thyer parmakët metalikë që bllokonin dritaren e tyre dhe duke vendosur një shkallë në një ndërtesë fqinje.

“Dëgjova shumë britma për ndihmë. Ne nuk mund t’i ndihmonim shumë,” i tha agjencisë së lajmeve AFP, Hoa, një grua që jeton aty pranë.

Pesëmbëdhjetë makina zjarrfikëse u dërguan për të ndihmuar, por nuk mundën t’i afroheshin pallatit të djegur, sepse rrugica ku ndodhej ishte shumë e ngushtë./21Media

Back to top button