Zjarr në një ndërtesë, të paktën 46 të vdekur

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar rëndë nga një zjarr në një kullë 13-katëshe në Tajvanin jugor.
Një ndërtesë banimi dhe tregtare në qytetin Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin.
Departamenti i zjarrfikësve i tha BBC se 79 persona u dërguan në spital, përfshirë 14 në gjendje të rëndë, transmeton rtv21.tv.
Shkaku i zjarrit është i paqartë dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje.
Seksioni i poshtëm i ndërtesës dikur kishte strehuar restorante, bare karaoke dhe një kinema, por thuhet se këto nuk ishin më në përdorim.
Një numër banorësh në bllokun prej rreth 120 apartamentesh mendohet se janë të moshuar ose kanë aftësi të kufizuara./21Media

Back to top button