Zjarr në një nga dhomat e Senatoriumit, plagoset pacienti
Godina e Senatoriumit të Korçës është përfshirë nga zjarri gjatë mesnatës. Policia njofton se në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e senatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj.
Për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshohet që pacienti ka ndezur cigaren kur afër ka patur edhe maskën e oksigjenit.
Gjithashtu rreth orës 04:00, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. H., i parkuar para banesës së tij, i cili për pasojë është djegur plotësisht.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarret kanë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve./oranews