Zjarr në një shkollë, humbin jetën të paktën 25 nxënës
Të paktën 25 fëmijë të moshës pesë deri në gjashtë kanë humbur jetën pasi klasat e tyre morën flakë në Niger.
Disa të tjerë u lënduan gjatë zjarrit, i cili shpërtheu të hënën në mëngjes ndërsa fëmijët merrnin pjesë në mësimet shkollore në rajonin Maradi të vendit.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, transmeton rtv21.tv.
Në Niger, klasat e tejmbushura shpesh ndërtohen duke përdorur dru dhe kashtë kur strukturat kryesore me tulla nuk janë në gjendje të strehojnë të gjithë nxënësit e shkollës.
Zjarri i së hënës shkatërroi tre klasa, tha kryetari i bashkisë së qytetit Maradi, Chaibou Aboubacar për mediat lokale.
Një dëshmitar okular i tha BBC-së se panë disa trupa duke u marrë nga vendi i ngjarjes dhe një numër fëmijësh me lëndime të vendosura në automjete për t’u dërguar në spital.
Disa nga të lënduarit thuhet se janë në gjendje kritike.
Të gjitha mësimet në shkollë janë pezulluar.
Ndërsa nuk është e pazakontë që zjarret të ndodhin në ndërtesat e shkollave në Niger.
Në fillim të këtij viti rreth 20 fëmijë vdiqën në një zjarr të ngjashëm në kryeqytetin e Nigerisë , Niamey, pasi u bllokuan pas dyerve të shkollës./21Media