Zjarr në një traget me 288 persona në bord

Një zjarr ka rënë në një traget që lundronte nga Greqia drejt Italisë me 288 persona në bord, sipas rojeve bregdetare greke.
Euroferry Olympia me flamur italian ishte nisur drejt portit të Brindisit nga qyteti grek i Igumenicës kur zjarri shpërtheu mëngjesin e së premtes pranë ishullit të Korfuzit në detin Jon.
Roja bregdetare tha se në bord ishin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, transmeton rtv21.tv.
Të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe në varkat e shpëtimit, tha sekretari grek i shtetit për marinën tregtare, Kostas Katsafados, për radion greke Skai.
Pasagjerët dhe ekuipazhi po dërgoheshin në Korfuz, thanë autoritetet. Kushtet e motit në zonë ishin të buta.
Nuk është raportuar për viktima dhe policia tha se tre rimorkiatorë dhe tre varka patrullimi u dërguan për të ndihmuar pasagjerët.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe ka nisur një hetim, sipas rojeve bregdetare greke./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=NU-eLaSpJ3Q

Back to top button