Ja kur do të publikohet projekti i ri nga Fifi, DJ Dagz dhe DJ PM

Pas suksesit të këngës ”Diell” Filloreta Raçi ka punuar edhe për një projekt të ri.
Ashtu siç bëhet e ditur nga artistja, kënga e re do të titullohet ”Hana”, dhe artistja ia ka kushtuar një personi shumë të dashur për të.
Gjithashtu këtë projekt muzikor Fifi po e sjellë në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM.
Fifi ditën e publikimit nuk e ka bërë të ditur vetëm se e ka treguar se kënga do të publikohet në orën 15:00.

Projekti i fundit nga Fifi është ”Diell”, tekstin e së cilës e kishte shkruar sa ishte në shtëpinë e BBV./21Media

Back to top button