Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarr në spitalin Covid 3, Policia jep detaje

Një zjarr ka kapluar spitali Covid-3 në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë
Sipas policisë, zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
“Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”, ka njoftuar policia./Vizionplus

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button