Kaq dollarë shpenzoi Kylie Jenner për një dekor të Krishlindjeve

Kylie Jenner ka postuar një video në InstaStory”, ku shihet edhe dekorimi që ka bërë për Krishlindjet.
Sipas Daily Mail dekori i realizuar kap vlerën prej 1000 dollarë.

Pa dyshim që ky punim nuk është një pjesë e lehtë për t’u marrë në SHBA pasi do të kushtonte të paktën 1000 dollarë për të marrë direkt nga Gjermania.
Kylie kishte kohë që nuk ishte paraqitur në rrjete sociale ndoshta kjo ka ardhur si rezultat i tragjedisë që ndodhi në koncertin e Travis Scott, Astroworld në Houston në fillim të këtij muaji, ku mbetën të vdekur 10 persona.
Më shumë se 125 njerëz të cilët ishin pjesë e “Astroworld”, kanë paditur reperin, Travis Scott dhe organizatorët e tjerë për 750 milionë dollarë. Tragjedia në koncertin e dy reperëve të njohur, Travis Scott dhe Drake, është përcjellur me shumë akuza, pasi nga ky koncert u shënuan dhjetë viktima, në mesin e të cilëve edhe fëmijë si dhe 25 mbetën të lënduar.

Ndërkaq, piramidat e Krishtlindjeve të cilat në Gjermani quhen Weihnachtspyramide, janë dekorime të Krishtlindjeve që i kanë rrënjët në folklorin dhe zakonet e rajonit të malit Ore të Gjermanisë, por që janë bërë të njohura ndërkombëtarisht.

Ato përbëhen nga një kornizë e jashtme piramidale e dekoruar me mbajtës qirinjsh dhe një kurorë qendrore, e cili shpesh ka skena të lindjes së Krishtit dhe figura të tjera të Krishtlindjeve, duke përfshirë burrë dëbore, skiatorë, dijetarë dhe shtëpi./21Media

Back to top button