Zjarr në Veternik të Prishtinës
Një zjarr ka përfshirë sonte një pjesë të Veternikut në Prishtinë
Ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar se nuk është zjarr serioz dhe se ekipet kanë ndal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin.
“Ekipet janë në vendin e ngjarjes, nuk ka rrezik. Edhe pse flaket janë të mëdha, bëhet fjalë për një zjarr fushor”, kanë thënë shkurt për KosovaPress nga Zyra e zjarrfikësve të Prishtinës.