Zjarr një banesë në Ferizaj, s’ka të lënduar

Kati i dytë i një banese në Ferizaj është përfshirë nga zjarri këtë të marte.

Rasti ka ndodhur në një rrugicë afër rrugës “12 Qershori” dhe sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës “12 Qershori” në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri. Ekipe të policisë dhe zjarrëfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrëfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Njësia e hetimeve gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes për hetim./21Media

Back to top button